Header

“Unë dua të bëhem gjyshe, jo nënë”, Sofia Vergara rrëfen arsyen e vërtetë të divorcit!

Për herë të parë aktorja Sofia Vergara ka folur për shkaqet që çuan në divorcin nga Joe Manganiello.

Në një intervistë për El País, protagonistja e Modern Family zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën t’i jepnin fund martesës.

“Martesa ime mori fund sepse im shoq ishte më i ri dhe donte të kishte fëmijë, por unë nuk doja të bëhesha nënë në një moshë të madhe. Nuk më duket e drejtë për fëmijën megjithëse e respektoj vendimin e atyre që e bëjnë dicka të tillë. Unë u bëra me një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, është shprehur ajo.

Nërkohë, së fundmi në paraqitjen e saj në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, aktorja zbuli se është në kërkim të dashurisë, dhe se partnerin e saj të ri po pret ta gjejë në New York. Ndërsa sa i përket karakteristikave që kërkon tek partneri i ardhshëm ajo është shprehur se duhet të jetë rreth të pesëdhjetave ose afër moshës së saj.

You may also like ...