Header

UEFA planifikon finalen e Champions League në SHBA

Përballë parave askush nuk mund të bëjë asgjë. UEFA e pranon se ndeshjet e Champions League mund të luhen edhe në SHBA duke nisur që prej vitit 2026.

Ideja është hedhur nga presidenti Alexander Ceferin sipas të cilit, finalja e këtij viti mund të zhvendoset përtej Atlantikut, pavarësisht kritikave që mund të vijnë nga ana e tifozëve. Kështu, pas Stambollit, Londrës dhe Mynihut, UEFA po planifikon që finalen e vitit 2916 ta zhvendosë për herë të parë jashtë Europës.

 

“Është e vërtetë që kemi nisur të diskutojmë por është ende herët, duhet të presim për të mësuar më shumë. Amerikanët janë shumë të apasionuar pas futbollit dhe janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për ta pasur një finale në tokën e tyre. Ata e shikojnë futbollin e Europës ashtu siç shikojnë me adhurim europianet kampionatin e tyre të NBA”, thekson Ceferin, sipas të cilit, për momentin UEFA ka prioritete të tjera.

You may also like ...