U largua nga “Ferma VIP”, Dijonisi zbulon surprizën që do t’i bëjë publikut së bashku me Marianën
Dijonis Biba një ndër personazhet që la gjurmë në “Ferma VIP”, i cili me vetëdije të plotë mori vendimin për të lënë garën përgjysmë.
Në prime-n e së hënës ai ka qenë i ftuar përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.
Ai ka deklaruar se pas daljes nga “Ferma VIP” ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Mariana Kondi e cila ishte gjithashtu pjesë e “Ferma VIP”.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Na thuaj dhe jetën përjashta, planet e tua që të presin?
Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjana Kondin dhe aktorë të tjerë. Domethënë Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.
Sonila: Po në politikë do hysh?
Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.