Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi është vënë në qendër të mediave, pasi ndoqi nga afër finalen e Kupës së Botës Rugby në Paris të shtunën mbrëma
Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit serb, Novak Djakovic. Shoqërimi i saj me tenistin serb ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta në rrjet nga ndjekësit e saj shqiptarë.
Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga vetë artistja, ka reaguar babai i autores së shumë hiteve ndërkombëtare, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook. Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo shihet që po qëndronte në krahët e partnerit të saj, Taika.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen foto nga lajmet e disa mediave të huaja.
- Vdekja e aktorit të “Friends”/ Kryeministri kanadez: S’do të harroj kurrë kur luanim në shkollë
- Hetimet kanë nisur! Çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry?