Siç tregohet nga këto pamje të siguruara nga E.Delisula, kryeqyteti i është përgjigjur urdhrit të qeverisë për shtetrrethim duke qëndruar në shtëpi.
Por ka edhe disa të pabindur, kundrejt të cilëve janë marrë edhe masa sigurisht. 509 drejtues mjetesh nuk e kanë zbatuar urdhrin për të mos lëvizur me makina private dhe që nuk janë pjesë e kategorive të përjashtuara. Sipas ligjit atyre u hiqet patenta për 6 muaj si dhe gjobë prej 40 mijë lekësh.
Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 12:00 janë ushtruar kontrolle nga policia e shtetit dhe ushtria, dhe numri i atyre që nuk ka ndjekur udhëzimet është si më poshtë:
– në Tiranë 171 drejtues mjetesh
– në Durrës 77 drejtues mjetesh
– në Fier 54 drejtues mjetesh
– në Vlorë 53 drejtues mjetesh
– në Lezhë 61 drejtues mjetesh
– në Shkodër 45 drejtues mjetesh
– në Elbasan 48 drejtues mjetesh.
Ndërsa 76 drejtues mjetesh janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve si masë parandaluese të përhapjes së koronavirusit në vend.