Janë publikuar detaje nga vdekja e aktorit të njohur, Matthew Perry i cili të shtunën e kaluar u gjet i pajetë në xhakuzin shtëpisë së tij në New York.
Rezultatet e para nga autopsia e Matthew Perry kanë dhënë një pamje të re të orëve të fundit të aktorit të “Friends”.
Vdekja e aktorit nuk u shkaktua nga overdoza e fentanilit apo metamfetaminës. Të paktën kështu kanë nxjerrë testet e para që janë bërë.
Testet nuk janë aq të thella sa raportet e plota të toksikologjisë që janë ende në pritje, por për momentin, mbidoza e ilaçeve përjashtohet si mundësi.
Testi i plotë do të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes, ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë. Rezultatet përfundimtare mund të marrin kohë nga 4 deri 6 muaj.
Shkaku i vèrtetë i vdekjes së Matthew Perry mbetet ende mister. Aktori u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm për vdekjen e tij janë një mbidozë substancash ose mbytje.
- Mes betejës me sëmundjen, Celine Dion bën daljen e parë publike
- Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak pasi u bënë prindër