Këtë javë bashkia i dha pronarit lejen për të prishur rezidencën e ikonës amerikane, Marilyn Monroe.
Ky lajm revoltoi adhuruesit e saj, pasi kjo shtëpi e stilit spanjoll, 270 metra katrorë në një kat, me një kopsht dhe pishinë në pjesën e pasme, ishte ajo e cila aktorja kaloi vitet e fundit të jetës së saj dhe ku u gjet e vdekur më 5 gusht 1962.
Por së fundmi Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi për të nisur një proces për caktimin e ish-shtëpisë së aktores Marilyn Monroe, një monument historik dhe kulturor, duke bllokuar planet për ta shkatërruar.
Me 12 vota pro dhe asnjë kundër, Bordi i Komisionerëve të Ndërtimit dhe Sigurisë së qytetit hoqi menjëherë lejen e prishjes që ishte lëshuar një ditë më parë.
Vetë mocioni i Këshillit Bashkiak, gjithashtu, ndalon ndryshime të mëdha në pronë, ndërkohë që rishikimi i statusit të saj të mundshëm si një pikë referimi është duke u zhvilluar.
Shtëpia, e cila ka mbetur pak a shumë e pandryshuar, u shit për herë të fundit një muaj më parë, për 8.4 milionë dollarë.
- Elon Musk bëhet baba për herë të 11, ky është emri i çuditshëm që i ka vendosur fëmijës
- Rita Ora qenka shumë herë më e pasur se bashkëshorti i saj, Taika Waititi