Header

“U dashurova 100 %, por…”, Getinjo konfirmon ndarjen nga Vivien!

Reperi i njohur kosovar, Getinjo dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”,  Vivien Thano nisën lidhjen e dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

Mirëpo, prej ditësh aludohej për ndarjen e tyre, teksa së fundmi ishte blogerja e cila në një intervistë konfirmoi ndarjen nga reperi.

Pas raportimit të këtij lajmi, Getinjo ka postuar një video ku shpjegon situatën dhe thekson se asnjë veprim, që përfshin edhe fshirjen e fotove në Instagram, nuk është bërë për vëmendje.

Getinjo reagon sërish për ndarjen nga Vivien: U dashurova 100 përqind, por  këto gjëra ndodhin - Telegrafi - Telegrafi

“Nuk ka të bëj këto veprime me gjërat që kanë ndodhur së fundmi në jetën time private kështu që ato sene kanë ik, unë asnjëherë nuk e fus lidhjen tem personale që e kom me një njeri për show, disa e bëjnë une nuk e boj këtë punë dhe se kam bo kurrë. Ashtu ke tripi, u lidha u kënaqa, u dashurova 100% por i kam disa halle në kokën tem që i di veç unë, këto sene ndodhin në krejt botën. Nuk kisha than me na mundu me pyetje, me intervista se këto sene janë normale, këto sene ndodhin, njeri duhet me jetu i qetë me këto sene. Unë nuk jam mësu me këto sene sepse nuk kam pasur kurrë këso lidhje në rrjetet sociale e dini edhe ju vet që është hera e parë në jetën tem. Për me kan i sinqertë për krejt njerëzit në jetën tem. Hajri e daftë, s’ki çka bon”, ka thënë ai.

You may also like ...