Header

Trikoja ikonike e Princeshës Diana thyen rekord në ankand, shitet për çmimin marramendës

Trikoja e famshme e kuqe me qingja të bardhë, e veshur nga Princesha Diana në vitin 1981 u shit për 1.1 milion dollarë, duke e bërë atë veshjen më të shtrenjtë në pronësi të ish-Princeshës së Uellsit për t’u shitur në ankand.

Ankandi nisi më 31 gusht, por në orët e fundit “goditjet” ndoqën njëra-tjetrën dhe çmimi u hodh nga 200 mijë në 1.1 milionë.

Oferta e blerësit, duke përfshirë taksat dhe komisionin, është dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar i Sotheby’s. Kishte gjithsej 44 oferta brenda 15 minutave për veshjen e famshme gjë që përfundimisht e shtyu shitjen në një shifër marramendëse 14 herë më shumë se çmimi fillestar i kërkuar prej 80 000 dollarësh.

Sipas Sotheby’s, Diana e dëmtoi mëngën e veshjes ndoshta duke e kapur atë në unazën e saj të fejesës kështu që Buckingham Palace i shkroi Warm & Wonderful duke kërkuar që të riparohej. Ata vendosën se do të ishte më mirë ta zëvendësonin atë.

Sipas Sotheby’s Cynthia Houlton: “Ata i dërguan asaj një të re në 1981, dhe më pas në 1983, ajo u fotografua përsëri duke veshur pulovrën zëvendësuese”.

Rowing Blazers Re-creates Two Iconic Princess Diana Knits | GQ

Where to Buy Princess Diana's Sheep Sweater | POPSUGAR Fashion

 

You may also like ...