Header

Travis Scott student në Harvard, ja çfarë dege zgjedh reperi

Reperi dhe producenti amerikan, Travis Scott, së fundmi ka zbuluar se po planifikon të ndërmarrë një hap drejt vazhdimit të arsimimit të tij me një kurs arkitektonik në “Universitetin e Harvardit”.

Në një intervistë me GQ për numrin e tyre “Njeriu i Vitit”, të botuar të mërkurën, 15 nëntor 2023, Travis foli për perspektivat e tij për shkollën prestigjioze duke thënë:

“Unë do të shkoj në Harvard për shkollën e arkitekturës. Më duhet të punoj shumë për të hyrë. Ata nuk më lënë të marr asnjë rrugë të shkurtër”.

Përdoruesit e rrjetit kishin reagime të ndryshme ndaj lajmit, disa e mbështetën Scott-in ndërsa disa ishin skeptikë.

 

You may also like ...