Header

Tom dhe Rita të prekur nga Koronavirusi

Fatkeqësisht edhe çifti i njohur i Hollwyood-it, Tom Hanks dhe Rita Wilson rezultuan pozitivë ndaj Koronavirusit. Këtë lajm të keq e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ata aktualisht ndodhen në Australi aty dhe ku i janë nënshtruar testit të Koronavirusit.

“Rita dhe unë jemi në Australi. Na u shfaqën disa simptoma si lodhje, të ftohur me dhimbje në trup. Rita kishte ethe që shkonin e vinin edhe temperaturë por jo shumë të lartë. Më pas iu nënshtuam testit të koronavirusit, i cili rezultoi pozitiv. Po tani çdo të bëjmë? Po ndjekim çdo gjë sipas protokollit. Do të jemi në izolim për aq kohë sa duhet”, shkruan ai.

Nëpërmjet këtij postimi ai dha dhe një këshillë për të gjithë njerëzit, që të ruajnë qetësinë dhe për të infektuarit të ndjekin çdo këshillë nga mjeku dhe gjithçka do të kalojë.

You may also like ...