Header

Tom Cruise nxit aludimet për një romancë të re dashurie

Sipas Daily Mail, Tom Cruise është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën dhe janë larguar në orët e para të mëngjesit.

Elsina Kairova, një ish-modele, është shtetase britanike dhe ishte e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Ata ndanë një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pronën Wentworth në Surrey, si dhe shtëpi prej 18 milionë funtesh në Londër.

You may also like ...