Tom Brady dhe Irina Shayk, çifti i përfolur, janë parë shpesh bashkë së fundmi. Megjithatë, ata nuk do të festojnë së bashku ditëlindjen e legjendës së NFL.
Sipas asaj që shkruan media amerikane US Weekly, Brady do ta kalojë ditëlindjen me fëmijët e tij dhe jo me Irinën. Ai planifikon të realizojë një udhëtim jashtë vendit dhe do të fokusohet te familja e tij gjatë gjithë kësaj kohe.
“Brady do të udhëtojë në Afrikë dhe do të festojë atje me ta,” thotë një burim për këtë media.
Romanca mes Brady dhe Shayk është ende në fazat e para por ata po e shijojnë kohën që kalojnë me njëri-tjetrin.
Brady dhe Shayk, u përfolën për një lidhje muajin e kaluar kur u fotografuan nga paparacët në Los Angeles. Në fotot ekskluzive të “Page Six” ish-futbollisti u pa duke përkëdhelur fytyrën e Shayk jashtë një hoteli.