Header

Theu kodin e dasmës indiane, Kim Kardashian kritikohet nga ndjekësit

Një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën e shumëpërfolur në Indi, ishte dhe Kim Kardashian, e cila siç ndodh gjithmonë tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj.

Mirëpo, Kim është përballur së fundmi me kritika për fustanet ngjyrë të kuqe të veshura dy herë rradhazi, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian Anant Ambani dhe Radhika Merchant në Mumbai.

Në kulturën indiane, gruaja është ajo që largohet nga shtëpia e saj dhe shkon në shtëpinë e burrit për të qenë me familjen e tij,” thotë Niki Shamdasani, stiliste e një marke indiane veshjesh.

“Është një ndryshim shumë më i madh për gruan sesa për burrin, ndaj është logjike që ajo të marrë më shumë vëmendje dhe të ketë në trup një ngjyrë të theksuar si e kuqja që simbolizon jetën e re. Veshja e kësaj nuance nga ana e Kim, cilësohet si një thyerje e etikës së të ftuarve në një dasmë indiane”, shtoi ajo.

Ndërkohë që në rrjet kanë shpërtheyr fansat me komente, pasi ata thonë se ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane.

“Nuk supozohet të veshësh të kuqe në një dasëm në Indi. Kjo është ngjyra e nuses” komentoi një fanse në postimin e saj të dielën, ndërsa një tjetër shtoi: “Unë jam meksikan dhe madje e di që ju NUK duhet të vishni të kuqe në një dasmë indiane” komentoi një përdorues i tretë i Instagramit, ndërsa një tjetër shkroi: Të veshësh të kuqe në një martesë indiane është djallëzore”.
Kim Kardashian Wears Red in New Photos from Billionaire Ambani Wedding
Kim Kardashian put on blast for wearing red to Ambani wedding in India
Kim Kardashian Wears Red in New Photos from Billionaire Ambani Wedding
Khloé and Kim Kardashian dazzled in more than 1,000 carats of jewelry at  Ambani wedding

You may also like ...