Header

Themelimi i SKIMS, Kim Kardashian: ‘Në të 50-tat nuk do të pozoj me të brendshme!’

Kim Kardashian u shfaq në kopertinën e revistës “Time 100 Most Influential Companies”, ku ka ndarë detaje mbi jetën e saj profesionale dhe personale.

Revista përfitoi nga linjat trupore të Kimit për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje, e shfaq atë në kopertinë të veshur me një kostum të zi të ngushtë të frymëzuar nga marka “SKIMS” dhe doreza të zeza lëkure me prerje dhe kopsa poshtë këmbës së djathtë.

Kardashian thotë se ajo ka provuar rreth 7,000 veshje që nga fillimi i ndërmarrjes.

Mirëpo, ajo që bëri më shumë përxshtypje është se ylli televiziv deklaroi në intervistën e dhënë se: ‘Unë kam ende sindromën e mashtruesit [e njohur edhe si Sindroma Imposter] ose çfarëdo tjetër, por mendoj se kjo është pjesë e asaj që më mban këtu”.

Në moshën 42-vjeçare, ajo pranoi se ka një ‘vulë kohe’ në karrierën e saj si ‘influencer’.

“E kuptoj që ndoshta në të 50-at e mia, nuk do të dua të pozoj me të brendshme”, tha ajo.

You may also like ...