Header

Tërmeti 7.4 ballë ‘shkund’ Tajvanin: Më i forti në 25 vjet

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që tronditi Tajvanin mëngjesin e së mërkurës.?

Ky konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm i 25 viteve të fundit. Ka ende shumë njerëz të izoluar në ndërtesat e dëmtuara si dhe nën rrënoja.

Epiqendra e goditjes ishte në det të hapur dhe ndaj është paralajmëruar për një tsunami të mundshëm.

Ngjarja ndodhi në orën 8 me orën lokale, një kohë në të cilën shummë njerëz ishin larguar nga shtëpitë për të shkuar në shkollë apo në punë.

Në Tajvan bien rregullisht tërmete për shkak të vendndodhjes në  Unazën e Zjarrit të Paqësorit , i cili kalon rreth skajit të Oqeanit Paqësor dhe shkakton aktivitet masiv sizmik dhe vullkanik nga Indonezia në Kili.

Tërmeti i së mërkurës është më i forti që ka goditur Tajvanin që nga viti 1999 , sipas Administratës Qendrore të Motit. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi 93 milje (150 kilometra) në jug të Taipeit, duke vrarë 2,400 njerëz dhe duke plagosur 10,000 të tjerë.

You may also like ...