Një burrë u arrestua për një tentativë vjedhjeje në pronën e Will Smith në Los Anxhelos, raporton Page Six.
Një zëdhënës i departamentit të policisë tha se më 7 maj se policia mori një telefonatë për një person të dyshimtë. Zëdhënësi përshkroi se oficerëve fillimisht iu tha se i dyshuari ishte në zonën afër rezidencës së Smith, por më pas mori një telefonatë të dytë duke informuar oficerët se i njëjti person kishte hyrë në pronën e yllit të njohur.
Sipas TMZ, ekipi i sigurisë së Smith ndërhyri, duke e ndaluar burrin përpara se ai të mund të hynte në shtëpinë e Smith.
I dyshuari, i cili është identifikuar si 37-vjeçari Robert Ogden, u arrestua për shkelje të ligjit.
Aktori i “Fresh Prince of Bel Air” nuk e ka adresuar ngjarjen në rrjetet sociale. Thuhet se Smith nuk ishte në shtëpi në kohën e sulmit dhe një zëdhënës i policisë tha se “nuk duket” nëse dikush është plagosur.
Kujtojmë se familja Smith ka qenë viktimë e vjedhjeve të tjera në të kaluarën.
- Miss SHBA heq dorë nga titulli, shkak shëndeti
- Justin dhe Hailey në prag të ndarjes? Nuk morën pjesë as në “Met Gala 2024”