Header

Taylor Swift lancon albumin e saj më të ri “The Tortured Poets Department”

Taylor Swift ka publikuar zyrtarisht albumin e saj të 11 ‘The Tortured Poets Department’ (Departamenti i poetëve të torturuar) mbrëmjen e së enjtes.

Departamenti i Poetëve të Torturuar ka gjithsej katër versione, si dhe 16 këngë dhe një këngë bonus të titulluar ‘The Manuscript’.

Ndërsa albumi u shfaq në platformat e transmetimit të enjten mbrëma, Swift publikoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku e përshkroi atë si “Një antologji të veprave të reja që pasqyrojnë ngjarje, opinione dhe ndjenja nga një moment kalimtar dhe fatalist në kohë”.

Ky projekt muzikor vjen 18 muaj pas “Midnights” të vitit 2022. Artistja e njohur do të publikojë gjithashtu një videoklip për këngën kryesore të albumit të ri, një bashkëpunim me Post Malone të quajtur “Fortnight”.
Albumi përmban këngë me histori të dhimbshme që tregojnë edhe për një periudhë të errët në jetën e këngëtares së njohur. 34-vjeçarja ka pushtuar industrinë e muzikës dhe ka ndihmuar ekononimë amerikane për shkak të turneve të ndryshme që ajo ka realizuar.

Revista “Time” e shpalli Swift-in si personin e vitit gjatë 2023, duke përmendur arritjet e saj muzikore dhe ndikimin në shumë fusha.

You may also like ...