Lidhja e Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëhet shumë serioze, aq sa planifikojnë të fejohen gjatë verës.
Një burim i tha së fundmi Page Six se Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Travis Kelce, planifikojnë të fejohen këtë verë.
Ka thashetheme që dyshja ra dakord që Kelce të mos i propozonte gjatë pushimeve dimërore, sepse “ata nuk duan qëtë duket si një çmenduri e nxituar”.
Burimi shtoi gjithashtu se ai nuk do të ulet në gjunjë për ditën e Shën Valentinit për të njëjtën arsye.
Thuhet se ata se kanë ndërmend të marrin këtë hap të rëndësishëm gjatë muajit korrik atëherë kur edhe çifti bëjnë një vit të lidhur së bashku. Dalja e parë publike e Swift, dhe Kelce ishte në shtator, kur ajo erdhi për ta parë atë për ta mbështetur në ndeshjet e tij.
Këngëtarja më pas zbuloi në intervistën e saj për revistën Time se dyshja kishin kohë që ishin të lidhur.
- Publikohet traileri i parë zyrtar për filmin biografik të Amy Winehouse
- Julia Roberts tregon sekretet e saj të bukurisë së përjetshme