Header

Taylor Swift bën histori në Grammy Awards

‘Grammy 2024’ u mbajt në ‘Crypto.com Arena’ të Los Anxhelos, në SHBA. Komediani dhe ish-prezantuesi i “The Daily Show”, Trevor Noah, u rikthye për të drejtuar ceremoninë për të katërtën herë radhazi.

Çmimet “Grammy konsiderohen si më prestigjiozet dhe më domethënëse në industrinë e muzikës në mbarë botën.

Taylor Swift ishte padyshim ylli i mbrëmjes në ndarjen e çmimeve Grammy të këtij viti, duke u bërë artistja e parë që fiton çmimin për albumin e vitit 4 herë. Superylli kishte qenë deri më tani barazim me Stevie Wonder, Paul Simon dhe Frank Sinatra, duke e fituar këtë çmim 3 herë.

Çmimin ia dorëzoi Celine Dion, e cila u shfaq surprizë në këtë event në mesin e raportimeve për probleme shëndetësore. Në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve, Taylor Swift kishte rezervuar edhe një surprizë për fansat. Ajo njoftoi një album të ri.

Bashkë me Swift, e cila në total gjatë karrierës ka fituar 14 Grammy Awards, artistet e tjera që triumfuan mbrëmjen e së dielës ishin Miley Cyrus dhe Billie Eilish. Spektakli i mbajtur në Los Angeles u dominua nga artistet femra. Sa i takon meshkujve, me 3 trofe triumfoi Killer Mike.

 

You may also like ...