![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/taulant-balla-1024x735-1.webp)
Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ndryshimet e bëra në Qeveri, e konkretisht në Ministrinë e Brendshme.
Kështu, dekreti për shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit u miratua me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.
Ndërsa me 75 vota pro u votua dekreti për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, 16 kundër dhe 1 abstenim.
Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra më 8 korrik me vendim të Kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes në Fushë-Krujë ku dy kushërinjtë Maja u dhunan brutalisht nga fisi Rraja. Kryeministri propozoi si ministër të Brendshëm Taulant Ballën.
-
Kourtney Kardashian i thotë lamtumirë familjes së saj: Dua të mbroj energjinë time
-
Fero e dhunoi dhe kërcënoi, reagon për herë të parë Arbenita