Header

Tani mund t’i kërkosh këngët në Youtube duke kënduar melodinë

Ju ka mbetur në mendje melodia e një kënge por nuk i dini titullin? Lëreni Shazam-in sepse ka një mënyrë më të thjeshtë.

Youtube po kryen një eksperiment në pajisjet Android përmes të cilit përdoruesit të mund të kërkojnë këngë duke mërmëritur këngët, një hap që tejkalon aplikacionin Shazam të kompanisë Apple.

Përdoruesit mund të kërkojnë këngë duke e mërmëritur, kënduar apo duke e regjistruar. Personat që janë pjesë e testit mund të ndryshojnë nga ikona e kërkimit audio në opsionin e ri dhe të kryejnë njërin prej veprimeve të lartpërmendura për më shumë se 3 sekonda.

Platforma identifikon melodinë dhe shfaq rezultatet e mundshme të këngës së kërkuar si videoja origjinale, video të përdoruesve dhe Shorts.

Nëse testimi rezulton me sukses, Youtube do ta aplikojë për të gjithë përdoruesit Android duke qenë se platforma është destinacioni kryesor për të kërkuar këngë

You may also like ...