Header

Surpriza e Diana Ross për ditëlindjen e Beyonce

Beyonce ka festuar ditëlindjen dhe nuk i kanë munguar surprizat. Kësaj here ishte Diana Ross ajo që surprizoi yllin e muzikës pop, para mijëra njerëzve në koncert.

Gjatë koncertit të këngëtares “Renaissance World Tour” në Los Anxhelos, Diana Ross befasoi turmën kur u ngjit në skenë për t’i dhënë serenat këngëtares me një interpretim të “Happy Birthday”.

“Unë jam këtu për të festuar ditëlindjen e Beyonce-s”, tha Ross ndërsa Beyonce e përqafoi fort.

Kur Ross mbaroi, Beyonce, e cila mbushi 42 vjeç, i tha asaj: “Faleminderit shumë, je kaq e mrekullueshme”.

“Kjo është legjendarja Diana Ross! Nuk do të isha unë pa ty dhe faleminderit shumë për të gjithë sakrificën, bukurinë dhe hirin tënd”, tha ajo. “Faleminderit që më hapët dyert. Shumë faleminderit.”

Kim Kardashian ishte e pranishme dhe ndau një video të të dyjave në skenë në Instagram Story, duke shkruar, “Një këngë për ditëlindje nga @dianaross”.

Beyoncé më parë i kishte bërë serenatë Ross në vitin 2019 kur ajo mbushi 75 vjeç.

 

You may also like ...