Header

Super jahti luksoz 500 mln dollarësh i Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

Super jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Jahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milionë dollarë.

Me gjatësi 113 metër, ai mban flamurin e Ishujve Kajman dhe është ankoruar në kalatën nr.4 të Portit detar për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

“Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar. Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit”, thuhet në njoftim.

You may also like ...