Header

“Spotify Wrapped”: Muzikantët më të njohur të vitit 2023

“Spotify Wrapped”, si çdo vit, ka zbuluar se cilët janë artistët më të dëgjuar në platformën e njohur të transmetimit muzikor.

Në krye është ylli mega-popullor i popit Taylor Swift, e cila ka grumbulluar 26.1 miliardë dëgjime në platformë që nga 1 janari.

Swift arriti të rrëzojë nga froni Bed Bunny, i cili dominoi si artisti më i transmetuar për tre vjet me radhë. Reperi portorikan doli në vendin e dytë këtë vit.

Ata ndiqen nga dy artistë kanadezë, The Weeknd dhe Drake dhe në vendin e 5-të është këngëtarja meksikane Peso Pluma.

Gjithashtu në top 10 ishin këngëtari kolumbian Feid, reperi Travis Scott, këngëtarja pop SZA, ylli kolumbian i popit Karol G dhe këngëtarja Lana Del Rey.

Swift ka festuar suksesin e saj duke plotësuar dëshirën e fansave të saj. Ajo ka publikuar në Spotify këngën “You’re Losing Me”, e cila deri më tani mund të dëgjohej vetëm në një nga versionet e albumit të saj “Midnights”, i cili mund të blihej vetëm në SHBA.

“Unë thjesht dua t’ju falënderoj të gjithëve që dëgjuan muzikën time këtë vit, kudo në botë. Të qenit artistja më e mirë e vitit 2023 nga Spotify globalisht është me të vërtetë dhurata më e mirë e ditëlindjes/festës që mund të më kishit bërë,” tha ajo. Swift, e cila festoi ditëlindjen më 13 dhjetor.

“Unë jam përpjekur të mendoj për një mënyrë për të thënë faleminderit… Meqenëse shumë prej jush më kanë kërkuar të transmetoj “You’re Losing Me (From The Vault)”… Tani më në fund mund të dëgjoni është KUDO,” shkroi Swift në Twitter.

Top Artists 2023

You may also like ...