Header

Spikerja e lajmeve merr propozim live, i dashuri e surprizon gjatë lajmeve

Të dy spiker lajmesh, të dy punonin në të njëjtin kanal televizive në “Local 3 News”, por kishte ardhur koha që ai ti propozonte për martesë.

Kjo është Spikerja e lajmeve, Cornelia Nicholson, e cila ishte duke regjistruar lajmet për emisionin e fundjavës teksa i dashuri i saj hyri befas me një buqetë lulesh.

Fillimisht moderatorja nuk mbante dot të qeshurën në kohën që lexonte… pasi në LED-in e madh u shfaqen fotot e çiftit.

I dashuri i saj, Riley Nagel është gjithashtu spiker, në të njëjtën media si Nicholson, i cili mbajti një fjalim të bukur dashurie, duke treguar se ata ishin njohur në të njëjtin televizion 4 vite më parë.

“Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi takuar. Cornelia ti ke një personalitet të mrekullueshëm, gjithmonë e ndriçoni redaksinë e lajmeve kur hynë brenda, dhe i bëni të gjithë të qeshin. Je jashtëzakonisht e talentuar, veçanërisht në edicionin e lajmeve dhe mendoj se kushdo që ju shikon e di këtë. Unë të dua ty, ti e pranon këtë unazë?”

Nicholson në ato momente mbeti e habitur teksa pa të dashurin e saj, por në momentin që ai u ul në gjunjë duke i propozuar për martesë, ajo ishte tej mase e emocionuar.

You may also like ...