Spanja po ecën në gjurmët e Italisë, sa i takon numrit në rritje të viktimave.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 838 viktima për shkak të koronavirusit.
Lajmi u bë me dije nga ministria e Shëndetësisë, paraditen e kësaj të diele.
Në total numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 6528, ndërsa i të prekurve në 78797.
Sa i takon numrit të viktimave, Spanja renditet e dyta pas Italisë, ku Covid-19 ka marrë 10023 jetë.
- Itali: “Edhe një javë për pikun, në fund të prillit nis rënia”
- Rama: Do të riatdhesojmë shqiptarët që kanë mbetur rrugëve