Hoteli ‘Grand Plaza’ në Lubjanë ka nxjerrë në ankand, për qëllime bamirësie, krevatin ku ka fjetur Cristiano Ronaldo gjatë qëndrimit të tij në Slloveni javën e kaluar kur luajti një ndeshje miqësore me Slloveninë si pjesë e kombëtares portugeze.
Shumë tifozë e kishin shpresuar mundësinë për t’i afruar dhe për t’i kërkuar një autograf apo edhe një foto, por mesa duket Cristiano Ronaldo kishte plane të ndryshme, pasi u largua nga Sllovenia menjëherë pas humbjes 2-0 në stadiumin Stozice.
Për këtë arsye, Hoteli Grand Plaza vendosi t’u ofrojë fansave më të mëdhenj të Ronaldos një dhuratë shumë të veçantë, e cila do të ketë edhe aspektin bamirës. Përkatësisht, në fund të muajit do të mbahet një ankand humanitar.
Çmimi fillestar i krevatit do të jetë 5,000 € (4,300 £), si ofertë fillestare, pasi pritet të ngrihet më shumë.
- Sipas studimeve e bërtitura të bën mirë për shëndetin, por si?
- Beyonce nderohet në ceremoninë e çmimeve iHeartRadio Awards 2024