Header

Shtohen respiratorët, 3 pacientë kalojnë tek “Shefqet Ndroqi”

Tre pacientë me koronavirus nga spitali Infektiv po trajtohen tek “Shefqet Ndroqi”. Pasi ky spital forcoi kapacitetet duke sjellë respiratorë të rinj për terapinë intensive, u bë i mundur trajtimi i pacientëve.

Me anë të një njoftimi publik, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se qeveria ka vendosur dje financimin për respiratorë të tjerë për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga Covid-19.

Deri tani, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 277 raste pozitivë me COVID-19, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 16.

You may also like ...