Header

Shtiret si i infektuar me Koronavirus, 7 vite burg

Një djalë në Rusi i quajtur Karomatullo Dzhaborov rrezikon 7 vite burg pasi u shtir se ishte infektuar me Koronavirus.

I riu gjendjej në një tren së bashku me mikun e tij dhe mbante në fytyrë një maskë. Ndërkohë që treni po lëvizte ai po hiqej si i sëmurë duke u kollitur, më pas është rrëzuar në tokë ndërkohë që miku i tij thërret me të madhe ‘Koronavirus’.

Të gjithë pasagjerët kanë vrapuar për t’ju larguar ‘të sëmurit’ duke kërkuar ndalimin e trenit për të zbritur. Veprimi i tij i konsideruar si huliganizëm i paramenduar ka shkaktuar kaos dhe panik tek qytetarët në tren.

Gjykata në Moskë pritet të marrë vendimin për dënimin e 25-vjeçarit.

You may also like ...