Çdo qytetar turk me moshë nga 20 deri në 65 vjeç, mund të marrë çdo javë një pako postare ku ndodhen 5 maska mbrojtëse kundër koronavirusit.
Lajmi u bë me deje në një komunikim publik nga shefi i komunikimit në Presidencë, Fahrettin Altun.
Ai shpjegoi se për të përfituar këto maska, do të jetë e nevojshme që të mbushet një modul për të bërë kërkesën.
Nga kjo iniciativë e realizuar në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, përjashtohen personat nën 20 vjeç dhe ata mbi 65, për të cilët qeveria e Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar izolim total në shtëpi, njëlloj si për ata me sëmundje kronike.
Deri më tani në Turqi numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 27.069, ndërsa i viktimave në 574.