Header

Shqipe Hysenaj pas ‘BBVK’: “Fitoren e kam merituar vetëm unë”

Shqipe Hysenaj, një prej finalistëve dhe konkurrentëve më spikatur dhe të komentuar në “Big Brother Vip Kosova 2”, ka zhvilluar një intervistë së fundmi ku ka folur për përvojën e saj intensive brenda atij formati.

Gjatë intervistës, ajo reflektoi mbi rrugëtimin e saj në konkurs, duke treguar emocione dhe krenari për arritjen deri në natën finale, ku mori vendin e tretë.

Sakaq, Shqipe nuk hezitoi të shprehë bindjen e plotë për faktin se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.

“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj me vendosmëri.

Ndërsa edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova u kurorëzua me fitoren e Lumbardh Salihut, Shqipe Hysenaj mbetet një nga personazhet që me siguri do të mbahet mend për qëndrimin e saj të vendosur dhe për kontributin e spikatur në spektakël.

You may also like ...