Shkon në 42 raste numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Nga 42 rastet e konfirmuara pozitivë, shpërndarja është si më poshtë:
Tiranë -26 raste
Durrës- 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje- 2 rast
Elbasan- 2 raste
Fier- 5 raste
Rrogozhinë -2 raste
- Bilanci botëror i viktimave dhe të prekurve nga Covid-19
- CORONAVIRUSI: 10 ARSYE PSE NUK DUHET TË PËRJETONI PANIK