Header

Shfaqet në Los Angeles premiera e filmit “Barbie”

Pas muajsh pritje, filmi ‘Barbie’ pati premierën botërore në Los Angeles. Margot Robbie nuk është vetëm producente në film, por luan edhe personazhin kryesor të filmit.

Ajo doli në tapetin e kuq në premierën e filmit “Barbie” e veshur si kukulla e njohur. 33 vjeçarja shpesh herë është frymëzuar nga veshjet e kukullës ikonike në daljet e saj publike për të promovuar filmin.
Historia e filmit nis me Barbie që jeton jetën e saj së bashku me të dashurin e saj Ken që luhet nga aktori Ryan Gosling.

Barbie dëbohet nga bota perfekte ku ajo jeton për shkak se nuk është mjaft e përsosur dhe nis një aventurë në botën reale. Kolona zanore e filmit ka ndikuar gjithashtu në interesin e madh të publikut rreth filmit, me muzikantë si Nicki Minaj, Billie Eilish dhe Dua Lipa.

Filmi “Barbie” do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 Korrik.

You may also like ...