Ditën e kaluar skuadra menaxheriale e këngëtares së famshme Celine Dion kanë njoftuar online nëpërmjet platformave të saj sociale se këngëtarja ka anuluar 2 shfaqje në Washington dhe Pittsburgh.
Shkak për këtë është bërë gripi i zakonshëm që ka prekur 51-vjeçaren. “Për shkak të gripit Celine Dion do të shtyjë datat e disa koncerteve në kuadër të turneut të saj për në nëntor” -shkruhej në deklaratën zyrtare në Facebook.
Pas reagimeve të shumta të fansave, përfaqësuesit e saj kanë theksuar se këngëtarja pas kryerjes së analizave ka dalë negative nga Koronavirus.
- Studimi: Coronavirus mund të shkaktojë dëme në sistemin nervor qendror
- I izoluar në shtëpi, Kledi Kadiu: Mos përsërisni gabimin e Italisë, na dukej shumë larg Kina