Header

Shërohet nga koronavirusi infermierja, simboli i kësaj lufte

Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane e cila tre javë më parë u bë simbol në luftën kundër COVID-19. Fotoja e Elenas, e cila punonte në spitalin e Cremona, me kokën mbeshtetur mbi një tastjerë kompjuteri ende e veshur me doreza, këmishën e punës bëri xhiron e botës duke i përlotur të gjithë.

Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjecare rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit. Por sot 17 ditë më pas ajo është shëruar. Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative. “Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mediat.

You may also like ...