Header

Shënohet viktima e parë nga Koronavirusi në Kosovë

Numri i të infektuarve me Koronavirus në Kosovë ka shkuar 31, ndërkohë që është shënuar dhe viktima e parë. Një i moshuar 85 vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka humbur jetën në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar djali i të ndjerit. Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia.

“Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht.E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushteMe respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.

You may also like ...