Header

Shënohen 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë deklaron se jane shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus nderkohë janë rikuperuar dy pacientë, kontakte të pacienti zero.

Pas daljes nga spitali ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë dhe vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive

– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë 55 qytetarë

• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 8 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

You may also like ...