Beyoncé ka shpenzuar gati 2,000 dollarë në restorantin ‘Nando’s’ së fundmi, ndërsa ajo po vazhdon turneun e saj botëror në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha e muzikës bleu për të gjithë stafin e saj në restorantin e njohur përpara se të niste koncertin e saj.
Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” porositi rreth 110 hamburgera pule, dhe ushqime të tjera nga menuja duke llogaritur një faturë marramendëse prej 1800 dollarësh.
41-vjeçarja u sigurua që grupi i saj të ushqehej, duke ofruar menunë e restorantit si dhe ushqime vegjetariane që ata të kishin mundësi zgjedhjeje.
Burimet për Daily Mail, tregojnë se artistja nuk përdori ndonjë emër të rremë për të bërë porosinë. Gjithashtu në rrjet po qarkullon dhe fotoja e faturës ku tregon të gjitha porositë dhe çmimin total.
Kujtojmë se Beyonce dhe Jay Z sapo kanë blerë rezidencën më të shtrenjtë në Kaliforni me vlerë 200 milionë dollarë.
Tashmë ajo ka nisur turneun e saj “Renaissance” i cili ka një sukses madhështor duke shënuar kështu dhe rikthimin e saj në skenë pas 6 vitesh mungesë.
- Fituesja e “Eurovizion 2023” Loreen shpall turneun në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë
- Erdogan nuk i beson as truprojës së tij për të pirë ujë