Shakira (gruaja e vitit) jep mesazhin e fortë: S’ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik ndaj jush..
Shakira, përtej një periudhe të trazuar personale, po shijon një moment të ëmbël profesional. Artistja kolumbiane mori çmimin Gruaja e Vitit në Billboard’s Women në Latin Music Aëards të shtunën, një ngjarje e mbajtur në Miami, ku këngëtarja jeton aktualisht me fëmijët e saj. Ish-partnerja e Gerard Pique mori çmimin nga Maluma dhe mbajti një fjalim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
“Vjen një moment në jetën e çdo gruaje kur ajo nuk varet më nga dikush që ta dojë apo ta pranojë ashtu siç është”, tha ajo. “Kërkimi i tjetrit zëvendësohet nga kërkimi i vetes, kur dëshira për të qenë i përsosur zëvendësohet nga dëshira për të qenë autentik”. Shakira ka rikthyer figurën e gruas së pavarur, diçka që ka nxitur shumë duartrokitje në Watsco Center.
“Është një vit në të cilin kam kuptuar se gratë janë shumë më të forta nga sa mendojmë ne”, vazhdoi ajo. “Ne jemi më të guximshme nga sa mendojmë se jemi. Mendoj se jemi gjithashtu më të pavarur nga sa na kanë mësuar të jemi. “Cila grua nuk ka kaluar nëpër përvojën e kërkimit të vëmendjes, dashurisë apo miratimit nga të tjerët dhe ka harruar veten? Mua më ka ndodhur”, shtoi ajo më tej.
Artistja vlerësoi edhe qëndrimin e grave në situata të caktuara që ndodhin kur ato janë në çift. “Nuk ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që me të vërtetë ka rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnik ndaj vetes”, tha ajo.
Në fund të kësaj fjalie pati një ovacion të madh. Nga ana tjetër, Shakira falënderoi muzikën për ndihmën e dhënë në momentet e vështira. “Është e vërtetë që kur u ndjeva më e humbura, ishte muzika ajo që më vuri në rrugën e kthimit te vetja”, përfundoi ajo.
- Burri misterioz në ceremoninë e mbretit Charles ishte Meghan Markle?
- Dorë për dore dhe të buzëqeshur, Kiara dhe Luizi bëjnë daljen e parë si burrë e grua