Sevilla triumfon edhe një herë tjetër në Ligën e Europës.
Andaluzianet mundën Romën me penallti në finalen e Budapestit, pas një ndeshjeje maratonë, duke çuar në shtëpi trofeun e shtatë në historinë e tyre.
Koha e rregullt dhe shtesa perfunduan 1-1. Dybala shënoi në të 34-ën, ndërsa barazimi erdhi nga autogoli i Mancinit në të 55-ën.
Edhe në shtesë nuk pati gola, ndërsa me penallti më të saktë ishin spanjollët.
Sevilla do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Roma nuk arriti dot të ngrinte 2 trofe radhazi në Europë.
- ?1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
- Më në fund JLo dhe Ben bëhen me shtëpi, ky është çmimi marramendës