Header

Selena, sërish këngë për Justin Bieber

Shumë prej këngëve të fundit që Selena Gomez solli në albumin e saj të fundit të titulluar ‘Rare’ ishin të dedikuara për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber, me të cilin pati një lidhje të gjatë për disa vite. Në vitin 2016 në një prej daljeve të saj këngëtarja zbuloi se kishte përgatitur një këngë të quajtur ‘Feel me’.

Që prej atij momenti fansat kanë qenë në pritje të këtij projekti, ndërsa së fundmi ata kanë vënë re se në po të njëjtën periudhë Justin ka publikuar në llogarinë e tij një foto duke u puthur me Selenën, krah të cilës shkruan: “Feels”.

Pas kaq kohësh, Gomez ka vendosur ta publikojë këtë projekt, i cili mësohet të jetë një tjetër dedikim për Bieber. Teksa ka performuar ‘live’, Selana ka shtuar se e ka shkruar këtë këngë në një periudhë shumë të “zhurmshme” në jetën e saj.

Ndonëse ajo ka pohuar se tashmë çdo gjë ka kaluar, duket se këngët për Justin nuk mungojnë ende.
https://www.youtube.com/watch?v=EpzLnu4g_2k&feature=emb_title

You may also like ...