Header

Selena Gomez publikon video në TikTok dhe fansat janë të bindur se i dedikohet Justin Bieber

Mjaftoi një video në TikTok dhe Selena Gomez trazoi rrjetin duke kthyer të gjithë vëmendjen te ajo.

Gomez sapo u dha fansave mundesine për të folur në lidhje me Justin Bieber, edhe pse ai është i martuar me gruan Hailey Bieber për gati pesë vjet. Në një video të postuar në ‘Tik Tok’, ajo bëri skenën e famshme hapëse të Sex and the City kur Samantha Jones, e luajtur nga Kim Cattrall, i përgjigjet një telefonate nga i dashuri i saj i martuar, duke thënë: “Përshëndetje! Ka mbaruar, i thashë gruas sime [për ne]!”,ndërsa ajo e pyeti me mosbesim, “kush është ky?”

Fansat e Selenës ishin të mendimit se këngëtarja ‘thumboi’ Justin dhe gruan e tij Hailey.

Një përdorues tha: “E di që Justin po godet murin dhe Hailey po lexon komentet në këtë postim! HI HAILEY.”

“Ajo është duke lënë të kuptohet se po ndodh divorci mes Justin dhe gruas,” komentoi një tjetër.

Selena gjithashtu i ka shkruar videos, “Single Soon this Friday!” të cilin ajo do ta publikojë pas Revelación 2021.

Kujtojmë se Selena dhe Justin ishin bashkë për tetë vjet, duke i dhënë fund për herë të fundit në 2018. Dy muaj më vonë, Justin i propozoi Hailey-t dhe ata u martuan në shtator të po atij viti.

@selenagomez

Single Soon this Friday!

? original sound – Selena Gomez

You may also like ...