Kejsi Tola bëri u rikthye në muzikë, pas një shkëputje të gjatë, duke sjellë një album. Kejsi ka qëndruar larg vëmendjes mediatike këto kohë dhe njerëzit duan të dinë se çfarë po ndodh me jetën e saj.
E ftuar së fundmi në Top Albania Radio, Kejsi ka rrëfyer më shumë mbi karrierën dhe jetën e saj duke nisur nga hapat e parë në muzikë.
“Atëherë në fakt unë nuk e kuptoja shumë. Kur kam fituar “Ethet” kam qenë 16 vjeç pastaj kur kam fituar Festivalin vazhdoja të isha 16 vjeç. Pastaj kur kam shkuar në Eurovision sapo bëra 17 vjeç. Vendi i 17-të në Eurovision por e rëndësishme ishte që shkuam në finale. Gjithsesi kanë qenë vite shumë të bukura dhe siç e thashë nuk e kam kuptuar çfarë ka ndodhur me jetën time në atë kohë. “- tha Kejsi, e cila pranoi se do të donte që të njejtaj emocioni do donte t’i përjetonte edhe tani, duke u shprehur:
“Besoj që po. Nuk është se do të doja të ndryshoja shumë gjëra ndonjëherë por pastaj mendoj që Eurovisionin ndoshta do të doja që të kisha qenë pak më e rritur, ta kuptoja pak më tepër ose ta jetoja në këtë kohën tani që çdo gjë është më e prekshme.”
Ndërkohë, sa i takon një pjesëmarrje tjetër në Eurovision si përfaqësuese e Shqipërisë, këngëtarja nuk do t’i thoshte jo. “Pse jo? (të shkojë sërish në Eurovision) Por nuk është se e kam një synim ose plan. Ndonjëherë gjërat nuk i kam kërkuar me plane fikse. Patjetër që kam punuar për të bërë gjëra të reja dhe për të qenë në kontakt me publikun. I mendoj pak gjatë këto rikthimet.”
Kejsi rrëfeu edhe historinë që fshihet pas këngës “Më ke mua”, që e ka cilësuar si këngën e jetës.
“Unë e kam thënë edhe tek postimi që kam bërë kur ka dalë kënga në YouTube dhe kudo që e kam ndjerë. Në fakt historia e “Më ke mua” është se ka qenë një këngë tjetër për t’u kënduar unë kam qenë në Festival në “Kënga Magjike” atëherë dhe kur po punoja për të bërë këtë këngën kisha diçka tjetër në dorë dhe e dëgjuam pastaj shkoj në studio dhe më thotë Flori “Shiko kam edhe një gjë tjetër mos do ta dëgjosh dhe pastaj të zgjedhësh ti kush të rri më mirë”. Thashë okej kjo. Kishte vetëm një strofë. Kjo ka qenë historia e “Më ke mua” dhe pastaj tek postimi që kam bërë e kam kuptuar sepse teksti ishte i tillë, refreni ishte ashtu. Sigurisht që ndonjëherë këngët janë pak fat që diçka shkon më mirë. Me këtë këngën e dija që do të ishte kështu dhe në atë kohë kam thënë që është kënga e jetës sepse është një këngë që do të më përfshijë gjithmonë dhe do përfshijë këdo në një moment të mirë ose të keq. Por edhe kur t’i ke nevojë për dikë mund të thuash “Më ke mua”.
- Fenomeni “El nino” pritet të prekë Shqipërinë, meterologët: Do ketë mot ekstrem
- Hapet testamenti i Berlusconit, si do të ndahet pasuria marramendëse e ish-kryeministrit italian