Header

“Santiago Bernabeu” gati për performancën e Taylor Swift, po punojnë 1 mijë persona

Taylor Swift do të performojë në skenën e madhe të ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid, Spanjë në kuadër të turneut të saj botëror “The Eras Tour”.

Përgatitjet për skenën ku po punojnë më shumë se 1 mijë njërëz filluan të shtunën në mëngjes për performancën e 29 dhe 30 majit.

Ajo që po raportohet nga mediat në Spanjë është lidhur me detajet rreth koncertit që nuk guxojnë të zbulohen.

Punëtorët e stadiumin nuk guxojnë të japin asnjë lloj informacioni minimal për koncertin.

Ndryshe, dy ditë pas koncertit të dytë do të luhet finalja e Champions League që do të shfaqet në ekranin gjigant të “Santiago Bernabeut”.

You may also like ...