Header

Sanremo, shan kolegun, përjashtohet nga festivali

Sanremo nga nata në natë po bëhet edhe më interesant me ngjarjet që po ndodhin. Mbrëmë u mbajt nata e katërt dhe vëmendjen e ka marrë këngëtari italian Morgan. Ai konkurronte këtë vit bashkë me Bugon me këngën “Sincero”

Mirëpo gjatë performancës, Morgan e ndryshoi tekstin e këngës duke sharë kolegun, një skenë kjo që do mbetet në historinë e festivalit.

Bugo u ofendua dhe la skenën në mes të performancës. Prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus dhe produksioni i skualifikuan dy këngëtarët nga gara.
https://www.youtube.com/watch?v=P6T3xM4_u6I&feature=emb_title

You may also like ...