Header

Salma Hayek tregon thinjat e rrudhat në Instagram

Salma Hayel vazhdon t`i mahnisë fansat me pamjen e saj dhe formën e jashtëzakonshme fizike, pavarësisht 56 viteve të saj. Ylli hollivudian është është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan për ndjekësit e saj detaje nga përditshmëria dhe projektet më të fundit.

Së fundi, ka vendosur të shfaqet “ujë e sapun”, pa make e pa filtra, e madje edhe me flokët e palyer. E porsazgjuar nga gjumi ajo ka shpërndarë një foto të saj, në të cilën i referohet thinjave dhe rrudhave që i janë shfaqur ndër vite, të cilat nuk është përpjekur aspak t`i fshehë.

56-vjeçarja njihet si “sex symbol” por tashmë ajo po e përqafon mesomoshën. ”Unë që zgjohem dhe numëroj sa thinja dhe rrudha kanë ardhur të paftuar në festë këtë mëngjes”, shkruan ajo.

Postimi është pritur mirë nga fansat që kanë vlerësuar vërtetësinë e saj për të treguar se edhe të famshmit apo më të bukurit plaken.

‘Vërshimit’ të komenteve iu bashkua edhe supermodelja Cindy Crawford, e cila u mjaftua vetëm me një fjalë: ”E bukur!

Së fundmi, Salma shkëlqeu në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës ndërsa jo pak është pëlqyer edhe roli i saj në “Magic Mike: The Last Dance”

You may also like ...