Bazilikës “Sagrada Familia” në Barcelonë i është dhënë një datë e re se kur duhet të përfundojë, kështu që pritet të jetë në vitin 2026, 144 vjet pas vendosjes së gurthemelit, shkruan Guardian.
Presidenti i organizatës që ka për detyrë përfundimin e kësaj kryevepre të Antoni Gaudí ka shpallur një datë që përkon me njëqindvjetorin e vdekjes së arkitektit.
Esteve Camps tha se ata kanë para dhe materiale për të përfunduar bazilikën, duke përfshirë kullën qendrore 172.5 metra të lartë, e cila e bën ndërtesën më të lartën në Barcelonë.
Megjithëse kisha është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026, puna për skulpturat dhe detajet dekorative, dhe më së shumti shkallët e diskutueshme që çojnë në atë që përfundimisht do të jetë hyrja kryesore, pritet të vazhdojë deri në vitin 2034.
Shkallët, të cilat do të shtriheshin në dy blloqe të mëdha të qytetit, do të kërkonin zhvendosjen e rreth 1000 familjeve dhe bizneseve. Ndërsa disa studiues e kundërshtojnë këtë.
- Lufta ndaj varësisë, Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç
- Sherr mes Chiara Ferragni dhe Fedez në ditëlindjen e vajzës së tyre: Nëna e tij e ndoqi për ta qetësuar