Header

Ronaldo Sharka renditet i pari, Luizi i fundit! Pse po humb çdo ditë ndjekës fituesi i Big Brother VIP?

Në epokën ku jetojmë numri i ndjekësve është thuajse ekzistencial për personazhet publikë, duke qenë se reklamimi i bizneseve në llogaritë e tyre në instagram, bën që VIP-at të fitojnë shuma të majme parash. Por, mjafton një deklaratë (me apo pa dashje) që ndjekësit të të ‘dënojnë’ duke u larguar me një ‘unfollow’. Duket se kështu ka ndodhur edhe me fituesin e Big Brother VIP Luiz Ejlli.

Për muaj me radhë Ejlli ka qenë një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale dhe një ndër emrat më të kërkuar në google. Së fundmi është parë që popullariteti i këngëtarit ka rënë, pasi numri i ndjekësve në instagramin e tij vijon të bjerë. Një deklaratë e këngëtarit karshi ish-konkurentes së Big Brother Deamishel Hoxha, duket se ka ndikuar jo për mire në popullaritetin e Ejllit.

Po ashtu një debat virtual mes tij dhe moderatorit Ronaldo Sharka mund të jetë një arsye tjetër që Luiz Ejlli ka rënie të numrit të njerëzve që pëlqejnë ta ndjekin në rrjetin social instagram. Krejt e kundërta, duket se po ndodh me Ronaldon i cili sipas ‘Social Top’ një rubrikë ‘Live from Tirana’ në Top Albania Radio, që monitoron çdo javë instagramët e personazheve publikë, në javën që lam pas Sharka është renditur në vend të parë sa i përket mbledhjes së numrit të ndjekësve të rinj, ndërsa Luiz Ejlli në vend të fundit, pasi siç duket po humb ndjekës.

Sipas ‘Social Top’ këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë javës së kaluar.

10. Në vend të fundit Luiz Ejlli duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës në vetëm një javë.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës. Edhe Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

8. Krist Dragot rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar.

7. Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të shatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

6. Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.

5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.

4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës.

3. Olta Gixhari ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

2. Nga vendi i parë javën e kaluar,  Dea Mishel Hoxha ka kaluar vendin e dytë, duke shtuar 3 mijë ndjekës të rinj në Instagram.

1. Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 5 mijë ndjekës.

You may also like ...