Header

Rita Ora ka një mesazh për të prekurit nga coronavirusi

Virusi vdekjeprurës COVID – 19 apo siç njihet coronavirus u raportua se deri më tani në mbarë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi katër mijë personave.
Shtetet e fundit që janë prekur nga ky virus janë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Kroacia etj. Ndërkohë, thuhet se Italia ka vendosur 16 milionë njerëz në karantinë teksa po lufton kundër shpërndarjes së coronavirusit.Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë një mesazh lidhur me virusin, duke u solidarizuar me të prekurit në Itali.“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar krahas fotos Ora. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus, ku shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skijimit janë mbyllur për një kohë.

You may also like ...